Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike pretendojnë se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Izraelit dhe Arabisë Saudite qëndrojnë pas protestave në atë vend.
Protestat në Iran nisën pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amin në burg më 16 shtator, kur ajo u arrestua nga policia e moralit për mbajtjen e pahijshme të hixhabit.
Sipas deklaratës së përbashkët, agjencitë e huaja të inteligjencës “padyshim luajtën një rol në trazirat dhe dhunën në Iran, me qëllim të minimit të sigurisë së vendit”, transmeton Fol Drejt