Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka drejtuar mjetin me shpejtësi 233 km/h, të njëjtit i janë vendosur 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për 3 muaj, shkruan Fol Drejt.
“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë në autostradë!
Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 233 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”, shkruan në raportin policor. /FolDrejt/