Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit, njofton policia e shtetit.
Një i dyshuar është arrestuar në të shtënat e së mërkurës dhe policia është në kërkim të një të dyshuari tjetër, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Robert Gomez, raportoi Reuters.
Gomez deklaroi se motivi i sulmit nuk dihet dhe se të shtënat shkaktuan panik në qendër, transmeton Fol Drejt.