Në Ballkanin Perëndimor populli po ngritet kundër politikanëve autoritarë dhe të korruptuar. Tani po luhatet edhe pushteti i Milo Gjukanoviq, shkruan televizioni zviceran “SRF”.
«Milo gënjeshtari», «Milo hajduti» dhe «unë jam shteti»: me këto parrulla dolën rreth 10 mijë protestues në kryeqytetin malazes Podgorica. Ky është një numër tepër i madh për një qytet me rreth 150 mijë banorë dhe një shtet me pak më pak sesa 600 mijë banorë, informon foldrejt.com.
Demonstruesit e akuzojnë Gjukanoviqin për kontroll të plotë të drejtësisë dhe gjithë aparatit shtetëror, kurse nuk është sekret që ai prej në kohën e luftërave jugosllave fitonte milione me trafikime mafioze. Këto janë të vërtetueshme me dokumenta, por kurrë nuk kanë dalë përpara Gjykatës.
Megjithatë, ai mbështetet fuqishëm nga SHBA dhe BE, për shkak se u nda nga Sllobodan Milosheviqi dhe orientoi vendin e vogël të adriatikut drejt Perëndimit.
Por protestat e fundit, kanë vendosur në presion BE dhe SHBA për të sqaruar qëndrimin e tyre për lidershipin malazes. Pse ata kanë ndërtuar një lider, që është shumë larg të ashtuquajturave vlera europiane?
Ballkani Perëndimor po vlon
Më tej media zvicerane thekson se rasti i Malit të Zi është i ngjashëm me atë të Maqedonisë Veriore përpara pak vitesh, ku skandali i përgjimeve të OBRM-PDUKM solli protestat laramane në Shkup dhe gjetkë.
“Në fund u rrëzua regjimi autoritar dhe nacionalist i Gruevskit,” përcjell foldrejt.com.
Këto protesta malazese shihen si fillimi i fundit i Gjukanoviqit, që udhëheq shtetin rreth tre dekada.
I gjithë Ballkani Perëndimor po vlon nga protesta të shumta kundër politikanëve të korruptuar dhe autoritar. Gjithashtu edhe në Serbi, Bosnjë dhe Shqipëri po dalin masë e madhe e personave drejt rrugëve, shkruan në fund SRF./Foldrejt.com.