Televizori i ri i 2019-ës nga kompania Panasonic do të mund të përmblidhet me disa fjalë: super-modern, mjaft i avancuar teknologjikisht dhe dizajn i mrekullueshëm.
Përditësimi përfshin komandat zanore përmes Google Assistant ose Amazon Alexa, audio Dolby Atmos, mbështetje për formatet video Dolby Vision dhe HDR10 + – dhe madje edhe transmetimet Hybrid Log Gamma (HLG).
Ekziston edhe një procesor i ri HCX PRO Inteligjent për televizorin e ri, që përkthehet në shpejtësi marramendëse të funksionimit të televizorit.
Panasonic thotë se chip HCX ofron cilësi të mirë në sajë të sistemit dinamik të saj LUT (ose look-up table). Kjo gjithashtu monitoron ndriçimin e secilës skenë në një film për të dhënë saktësinë më të madhe të ngjyrë.