Në Vietnam është regjistruar një temperaturë më e lartë se 44 gradë Celsius dhe meteorologët thonë se së shpejti ky rekord pritet të tejkalohet për shkak të ndryshimeve klimatike.
Rekordi u vendos në provincën veriore të Thanh Hoa, ku zyrtarët paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë brenda në pjesën më të nxehtë të ditës, ndërsa vendet e tjera fqinje raportuan gjithashtu mot jashtëzakonisht të nxehtë, raportoi BBC.
Tajlanda raportoi një rekord prej 44.6 gradë Celsius në provincën e saj perëndimore Mak, ndërsa mediat e Mianmarit raportuan se një qytet në lindje regjistroi 43.8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e vendit në një dekadë, transmeton Fol Drejt.