Maroku prej disa ditësh është goditur nga një valë të nxehti, me temperatura që i afrohen 45 gradëve.
Zjarrfikësit dhe ushtarët po luftojnë për të vënë nën kontroll të paktën katër zjarre që shpërthejnë në zonat pyjore në veri të Marokut , siç raportoi drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Rreziqeve Klimatike të Pyjeve (CRCF), Fouad Assali.
Shumë fshatra u evakuuan.
” Përpjekjet po vazhdojnë me shpresën se do të jemi në gjendje t’i vëmë nën kontroll zjarret në orët e ardhshme ,” i tha Assali agjencisë marokene të lajmeve MAP.
Maroku është goditur prej disa ditësh nga një valë të nxehti, me temperatura që i afrohen 45 gradëve.