Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, këtë vit nuk do të ketë probleme me furnizim të ujit të pijshëm.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, tha se për këtë vit kanë siguri se gjithçka do të shkojë mirë, por rreziku gjithmonë ekziston.
“Pjesa e ndikimit të temperaturave në liqen është e pashmangshme…Nivelet e ujit po bien më shpejt. Por sa i përket këtij viti kemi një siguri të mirë të furnizimit, pasi e kemi edhe në Shkabaj, problematik vazhdon të jetë Badovci. Pjesa më problematike në këto temperatura janë keqpërdorimet e ujit…Duhet të kuptuar se nuk është e lehtë pasi e gjithë infrastruktura jonë është nëntokësore, dhe sasia që ndahet është nën tokë dhe kjo e bën më të vështirë identifikimin e keqpërdoruesve…”, tha Xhafa, raporton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Tutje, Xhafa tha se kapaciteti i KRU “Prishtinës” është rritur me impiantin të ndërtuar në Shkabaj, por se ende iu mungon infrastruktura përcjellëse.
Mes tjerash, ai tha se janë të gatshëm t’iu ndihmojnë zjarrfikëseve në raste emergjente.
“Fatkeqësisht javën që shkoj kishim një problematik, e cila na rrezikoj shumë. Ne qytetin e Lipjanit ku i kemi burimet e ujit në puset fushore në Konjuh, pavarësisht që është zonën e mbrojtur ujore, ka qytetarët të pa përgjegjshëm kanë ndezur zjarre aty. Kemi kërkua nga zjarrfikësit në Lipjan por nuk janë dal në ndihmë. Kështu që kemi marr cisterna nga këtu edhe e kemi shuar zjarrin. Kemi pranuar një kërkese nga Ministria e Ekonomisë që automekanizmi jonë të jetë i gatshëm t’i dalim në ndihmë zjarrfikësve. “