Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të enjten se mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe gjatë së premtes dhe së shtunës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, derisa ato maksimalet 15-20 gradë, thuhet sipas IHMK-së.
Të shtunën parashihet të ketë luhatje në parametrat meteorologjik, duke krijuar mundësi për riga shiu.
“Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.