Menaxheri i Manchester United, Erik ten Haag, pranoi se flinte mirë kur vendosi të largonte futbollistin portugez Cristiano Ronaldo nga ekipi i parë përpara fillimit të sezonit, raportojnë mediat britanike.
Ronaldo u vonua në përgatitjet e Manchester United, pasi donte të transferohej në një tjetër klub.
Megjithatë, meqenëse portugezi nuk arriti të ndryshonte gjendjen para fillimit të sezonit, ai duhej të respektonte kontratën e tij dhe t’i bashkohej përgatitjeve në Manchester United, transmeton Fol Drejt.