Trajneri i Manchester United, Eric ten Hag, ka thënë se është i lumtur për fitoren ndaj Evertonit, pasi të tre sulmuesit nga formacioni titullar i Manchesterit shënuan nga një gol në ndeshjen e djeshme të xhiros së 13-të të Premier League, raporton Sky Sports.
Manchester United mposhti 3:0 Everton në Liverpool dje me Alejandro Garnac, Marcus Rashford dhe Antonio Martial. Ky duel do të mbahet mend edhe për golin e Garnachos, i cili tundi rrjetën e Evertonit me “gërshërë” në minutën e tretë.
“Është goli i sezonit. Nuk ka të bëjë vetëm me ‘ekzekutimin’ e tij, por edhe me gjithçka që i parapriu aksionit para asaj goditjeje. Dhe përfundimi ishte fantastik,” tha Ten Haag.