Manchester United ra në një seri negative prej dy humbjesh në kampionat. Fillimisht humbi nga Brighton dhe më pas nga West Ham. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, fajtor për golin ishte portieri David de Gea, të cilit i skadon kontrata. Trajneri Erik ten Hag foli për të.
“Ai ishte i mirë, ne nuk mund ta injorojmë këtë. Por gabimet individuale janë pjesë e futbollit. Ato ndodhin. Nuk do ta heq nga ekipi, ai do të luajë patjetër. Nuk mendoj se negociatat për kontratën e re janë arsyeja pse ai po bën gabime. David është shumë me përvojë”, tha Ten Hag në konferencën e fundit për shtyp.
Manchester United është i katërti në renditje me 63 pikë. Është ende në një vend që e çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ai u parakalua nga Newcastle, i cili ka 65 pikë tre raunde para fundit, por edhe një lojë më shumë se United, transmeton Fol Drejt.