Përkundër tensioneve të ngritura mes Turqisë dhe shteteve përrreth, pas marrëveshjes me Libinë për detin Mesdhe, përsëri aeroplanët turq kanë dhunuar sëpaku 40 herë qiellin grek në detin Egje, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media greke Kathimerini.
Turqia ka theksuar se është e gatshme të dërgojë trupa ushtarake në Libi dhe Mesdheun lindor për të ruajtur “sovranitetin e saj”.
Kjo ka hasur në kundërshtime të ashpra, veçanërisht nga pala greke, izraelite dhe egjiptiane; por së fundi mbështetje kundër Turqisë kanë marrë edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite./Foldrejt.com