“Gazzetta dello Sport” raporton për tensione të larta në dhomat e zhveshjes së Juventusit pas humbjes në finale ndaj Interit.
Nerva të tensionuara në hotel, fillimisht mes Allegrit, Nedved dhe lojtarëve dhe më pas një diskutim mbi sitautën brenda kryesisë. Nedved hyri i pari në dhomat e zhveshjes me tone të ndezura, në diskutim morën pjesë trajneri edhe disa lojtarë të rëndësishëm, të akuzuar për qëndrim ndaj grupit dhe zgjedhjet e Allegrit që hodhi në fushë dhe kjo gjë nuk e kishte larguar inatin në dhomat e zhveshjes.
Humbja dhe zemërimi pas ndeshjes ndryshuan planet. Skuadra duhet të kishte ndaluar në Romë, fluturimi për në Torino ishte në mëngjesin e së enjtes dhe dikush kishte të drejtë të kthehej vetëm të nesërmen. Allegri lejoi dy ditë pushim, por i bëri të gjithë të kthehen së bashku.
Për figurën e Allegrit tashmë është edhe opinioni negativ i Nedved i cili nuk ka qënë asnjëherë një sponsor i madh i trajnerit toskan. Gjatë natës, konfrontim i ashpër midis Nedved dhe Agnelli në prani të Arrivabene dhe Cherubini. Çeku ka frikë për të ardhmen dhe kritikon zgjedhjen për ta konfirmuar këtë fakt. Nedved ka qënë i revoltuar për faktin se një klub i madh si Juventusi të mbyllë sezonin pa asnjë trofe dhe me vështirësi për të siguruar një vend për sezonin e ardhshëm në champions League. Ky debat sigurisht që nuk do të sjellë lajme të mira për të ardhmen e shumë personave brenda klubit, ku kjo verë dyshohet të jetë e nxehtë me shumë largime të mundshme./FolDrejt/