Autoritetet e Koresë së Jugut vërejtën se Koreja e Veriut sot aktivizoi 180 avionë luftarak, me ç’rast urdhëroi ngritjen urgjente të 80 avionëve të saj luftarakë.
Duke iu referuar burimeve nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë jugkoreane, agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se në periudhën nga ora 11 deri në ora 15, sipas kohës lokale, radarët regjistruan fluturimin e 180 avionëve luftarakë në të gjithë Korenë Veriore fqinje, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Burimet e njëjta njoftojnë se Koreja e Jugut është kundërpërgjigjur me angazhimin urgjent duke ngritur në qiell 80 avionë të saj luftarakë.
Deri te përshkallëzimi i ri i tensioneve në Gadishullin Korean erdhi dje pasi Koreja e Veriut kreu gjashtë teste të raketave balistike.
Autoritetet e Koresë së Veriut njoftuan se testimi i raketave u krye si përgjigje e stërvitjes së përbashkët ushtarake në vijim të Koresë së Jugut dhe SHBA-së me 240 avionë luftarakë./FolDrejt/