Protesta e thirrur nga Sali Berisha para parlamentit ka qenë e tensionuar deri më tani. Fillimisht ishin deputetët e përjashtuar të PD-së që u konfliktuan me gardën pasi tentuan të futeshin në ambientet e brendshme, shkruan abcnews.al, transmeton Fol Drejt.
Pas kësaj, ishin qytetarët ata që nisin të konfliktohen me policinë. Situata u tensionua kur në drejtim të policisë filluan të hidheshin mjete piroteknike.
Bëhet me dije se për pasojë janë lënduar disa efektivë të cilët kanë marrë dëmtime në duar, këmbë dhe fytyrë. Për fat të mirë mësohet se nuk kanë gjë serioze.