Rusia ka sulmuar me raketa në rajonin e Lviv të Ukrainës, në kufi me Poloninë. Si pasojë dy shpërthime ndodhën në territorin e një njësie ushtarake në rrethin Chervonohrad.
Maksym Kozytskyi, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Lviv, tha në një postim në Telegram se një njësi ushtarake në qarkun Chervonohrad u godit.
“Nuk ka informacion për viktimat. Shkalla e shkatërrimit është ende duke u përcaktuar”, tha guvernatori rajonal.
Ai gjithashtu shtoi se armiku lëshoi tetë raketa nga drejtimi lindor, disa prej tyre u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në rajone të tjera. Sipas Kozytskyi, nuk janë raportuar viktima në rajonin e Lviv.
Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan shtatë nga tetë raketa lundrimi që forcat ruse lëshuan në territorin e Ukrainës nga Deti Kaspik. Si rezultat i sulmit, një sistem raketash anti-ajrore u shkatërrua në rajonin e Lviv. /abcnews.al/