Sipas një deklarate të bërë nga zyra e Kryeministrisë së Armenisë, Aliyev, Pashinyan dhe Michel do të takohen në Bruksel.
Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, do të takohen më 31 gusht në Bruksel, në një takim trepalësh me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas një deklarate të bërë nga zyra e Kryeministrisë së Armenisë, Aliyev, Pashinyan dhe Michel do të takohen në Bruksel më 31 gusht.
Aliyev dhe Pashinyan edhe më parë nën ndërmjetësimin e Michel-it kanë zhvilluar takime në Bruksel më 14 dhjetor 2020, si dhe më 30 mars dhe 22 maj 2022.
Zv/kryeministrat e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të takohen në Moskë.
Një ditë para takimit që do zhvillojnë Aliyev dhe Pashinyan, bëhet e ditur se nën kryesimin e zv/kryeministrave do të takohen sërish edhe komisionet për përcaktimin e kufijve.
Sipas një deklarate nga Qeveria e Armenisë, komisionet nën kryesimin e zv/kryeministrit të Azerbajxhanit, Shahin Mustafayev dhe zv/kryeministrit të Armenisë, Mher Grigoryan, do të takohen në Moskë më 30 gusht./FolDrejt/