Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Forumin e Sigurisë në Bratislavë, në pjesën e fjalimit të saj kushtuar Ballkanit Perëndimor, deklaroi se “tensionet e fundit” janë shqetësuese.
“Tensionet e fundit janë sigurisht shqetësuese. U bëj thirrje të gjitha palëve të distancohen nga konfrontimi dhe të marrin masa për të rivendosur qetësinë,” tha ajo në forumin “GLOBSEC 2023”, transmeton Fol Drejt.