Ushtria sudaneze njoftoi se do të hapë korridoret humanitare sot për të siguruar evakuimin e sigurt të civilëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare, raporton kanali televiziv Al Arabiya.
Siç thuhet, kalimi nëpër këto korridore do të lejohet nga ora 16:00 deri në orën 17:00.
Përleshjet në të gjithë Sudanin kanë vrarë 56 civilë dhe kanë plagosur 595, thanë autoritetet shëndetësore të vendit, një ditë pasi shpërthyen përleshjet midis ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake./FolDrejt/