Një numër i madh protestuesish kanë pushtuar gjatë orëve të fundit ambientet e Parlamentit të Irakut duke kundërshtuar kandidatin për kryeministër të paraqitur nga partitë në maxhorancë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se personat që kanë pushtuar Parlamentin e Irakut janë mbështetës të liderit shiit Muktada al Sadr, të cilët kundërshtojnë emrin e kandidatit për kryeministër të propozuar nga partitë e tjera shiite në Irak, përcjell abcnews.al.
NOW – Protestors storm #Iraq’s parliament in Baghdad.pic.twitter.com/BK5FPvG2wk
— Disclose.tv (@disclosetv) July 27, 2022
Ekspertët e sigurisë e kanë cilësuar këtë një situatë shpërthyese për Irakun nëse mbështetësit e Al Sadr nuk tërhiqen nga Parlamenti pasi kjo mund të sjellë ndërhyrjen e grupeve të tjera dhe gjërat mund të shkojnë në një përplasje të armatosur në vendin e shkatërruar nga lufta sektare gjatë dekadës së fundit.
Iraku ka qenë një ndër shtetet ku lufta sektare mes shiitëve dhe sunitëve ka shkaktuar një numër të madh viktimash pas rënies së regjimit të Sadam Huseinit. /abcnews.al/