Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Londrës, me ç’rast si pasojë e një sulmi me thikë, 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Siç njoftojnë mediat e huaja, incidenti ka ndodhur në orën 9:46, pranë stacionit të metrosë Liverpool Street, transmeton Fol Drejt.
Bëhet e ditur se rasti i sulmit është i lidhur me një tentimgrabitjeje, me ç’rast dy autorët e sulmit fillimisht u përpoqën të vidhnin celularin e një kalimtari. Më pas, dy kalimtarë u përpoqën të ndalonin grabitjen dhe u goditën me thikë.
Të plagosurit nga ky incident janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë dy autorët e sulmit janë në arrati./FolDrejt/