Një person është lënduar dje në Ferizaj si pasojë e përleshjes me disa persona të tjerë.
I lënduari ka deklaruar në polici se njëri nga personat me të cilët është përleshur ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur.
“Ferizaj 17.10.2023-00:27. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një përleshje fizike me disa persona, njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Si pasoj e përleshjes fizike, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim e policisë, përcjell Fol Drejt.