Një i dyshuar “mashkull kosovar” – sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, po ashtu: mashkull kosovar.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, transmeton Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si: Vrasje në tentativë!
“Prishtinë, 19.04.2022-19:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, derisa ishte me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka shtënë me armë është në kërkim të policisë” – thuhet në raport.
Policia njofton se nuk ka pasur të lënduar me këtë rast./FolDrejt/