Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për tentim-grabitje në një barnatore në Prishtinë.
Lajmin për media e ka konfirmuar edhe policia.
I dyshuari u arrestua në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Tutje në njoftim thuhet se i njëjti dyshohet të jetë përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.
“Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në njoftimin e policisë.