Rasti, sipas Policisë së Kosovës është regjistruar në Bërnjak të Zubin Potokut, shkruan Fol Drejt.
“Fsh. Bërnjak, Zubin Potok 30.06.2023 – 16:20. Njësitë policore kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare, gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit janë vërejtur dy vetura pa targa dhe pa dokumente përkatëse” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se për këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që kamioni dhe veturat të dërgohen ne terminal doganor, ndërsa i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/