Një tentim rrëmbimi në rrugën “Çeta e Llapit”, ka ndodhur në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktimën e kanë shpëtuar babai dhe vëllai i saj, ndërsa i dyshuari i kishte kërcënuar me armë.
“Rr. Çeta e Llapit, Prishtinë 08.08.2022 – 15:35. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të futë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati./FolDrejt/