Një person ka vdekur në Viti.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:20, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në qendrën emergjente në Viti për shkak se i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarrë fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia në rapotin 24 orësh./FolDrejt/