Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka tentuar të ikë nga salla ku është mbajtur seanca dëgjimore kundër tij, ndërsa e ka lënduar edhe një zyrtar policor, shkruan Fol Drejt.
“Pallati i Drejtësisë 13.09.2022-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë seancës dëgjimore në gjykatë kundër tij, kishte tentuar që me forcë të largohej nga seanca. Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor” – thuhet në raportin 24 orësh.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/