Një shtetas kinez u kap duke tentuar të kalonte ilegalisht Detin e Verdhë me jet ski drejt Koresë së Jugut, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas BBC, personi i cili supozohet se është një aktivist kinez për të drejtat e njeriut, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, u ndalua në Korenë e Jugut, ku tentoi të hyjë ilegalisht.
Rojet bregdetare të Koresë së Jugut kanë deklaruar se personi në fjalë ka udhëtuar rreth 300 kilometra në Detin e Verdhë me ndihmën e dylbive dhe busullës.
Ky person, i veshur me jelek shpëtimi dhe helmetë, thuhet se ka ardhur me pesë bombola me benzinë të lidhur në pjesën e pasme të jet ski-t, duke derdhur benzinë gjatë udhëtimit.
Shtetasi kinez u kap pasi hasi në telashe pranë portit Incheon dhe kërkoi ndihmë.
Ambasada kineze në Seul nuk është prononcuar ende lidhur me rastin.