Në Valevë të Serbisë, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur shoferi i një veture i shpëton vdekjes “për një fije floku”, derisa tenton të kalojë shinat e trenit.
Për fat shoferi vëren trenin dhe arrin me kohë të lëviz paksa mbrapa, dhe goditet vetëm një pjesën e përparme për ta hedhur disa metra pas.
Megjithatë shoferi ka arritur t’i shpëtojë më të keqes, ku edhe menjëherë del nga vetura i habitur me atë se çfarë i ndodhi.
Deri më tani nuk dihet nëse ai kishte kaluar shinat pa i respektuar shenjat e trafikut, apo thjesht nuk u treguar i vëmendshëm.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe deri më tani ka marrë mijëra komente dhe shikime. /Telegrafi/
https://twitter.com/dmisic/status/1545855977521651719