Në fshatin Preoce në Graqanicë është arrestuar i dyshuari për “vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.”
Sipas policisë të dyshuarit i janë konfiskuar një armë dhe disa fishekë, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Preoce, Graqanicë (NN) 27.01.2022-17:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 02.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në automjet dhe në vendbanimin e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë dhe 57 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/