Një person është ndaluar të udhëtojë si dhe i është sekuestruar letërnjoftimi pas dyshimeve për falsifikim.
Rasti ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 17:00, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar të udhëtojë nga Aeroporti Adem Jashari me letërnjoftim të Italisë i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.
I dyshuari nuk është lejuar të udhëtojë, dokumenti i është sekuestruar për procedura hetimore dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/