Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi ka rezultuar si i kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari në një moment i ka ofruar një shumë prej 10 euro zyrtarit policor, në këmbim të mundësisë për ta kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.