Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, ndërsa një person thuhet se ka pësuar lëndime të rënda, shkruan Fol Drejt.
“Rr. Epiri, Prishtinë 28.07.2023 – 03:35. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori./FolDrejt/