Janë arrestuar tri gra në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku dy nga to janë shtetase të huaja, kurse njëra është shtetase e Kosovës.
Dy nga të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar.
Raporti i plotë i policisë:
Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit dyshohet se ka tentuar të udhëtoj nga Prishtina në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër). E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit te Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e Kosovës përmes aeroportit të Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Leje qëndrimin të huaj). E dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/