Policia e Dortmundit ka kryer një ndërhyrje kundër klaneve kriminale që operojnë në qytet dhe ka arrestuar një 23 vjeçar nga Kosova. Një tjetër arriti të arratiset, shkruan portali gjerman wr.de.
Të dy të pandehurit ishin duke vozitur në një taksi në rrugën Mallinckrodtstraße, kur papritur ndryshojnë kahje kur shohin policët. Ky gjest solli dyshimin e policisë që veproi për ti arrestuar, përcjell foldrejt.com.
Hetimet vijojnë akoma për gjetjen e të arratisurit, që tashmë është i identifikuar./Foldrejt.com