Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoolit etilik.
Pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e këtij automjeti.
Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2400 litra.
“Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4,300 euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore”, thuhet në njoftim./Telegrafi/