Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tërhoqi vëmendjen për krizën humanitare në Etiopi.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se shtatë milionë njerëz në veri të Etiopisë kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në llogarinë e tij në Twitter, Ghebreyesus tërhoqi vëmendjen për krizën humanitare në Etiopi.
“Bllokada de fakto e Tigray-it për më shumë se një vit ka privuar shtatë milionë njerëz nga kujdesi shëndetësor i nevojshëm urgjent dhe aksesi në ushqim”, tha ai.
Duke iu bërë thirrje qeverive të Etiopisë dhe Eritresë, Ghebreyesus theksoi nevojën urgjente për përpjekje për paqe dhe siguri në rajon. “Jeta është e çmuar kudo”, shtoi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.
Konflikti në Etiopi, i cili ka zgjatur për më shumë se një vit midis ushtrisë dhe rebelëve të Frontit të Çlirimit Popullorë Tigray (TPLF), ka çuar në një krizë të madhe humanitare./FolDrejt/