Një tërmet me magnitudë 7,3 ballë sipas Rihterit ka goditur provincën Maluku të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) e Indonezisë njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër në ujërat në largësi prej 180 kilometrash në veriperëndim të rajonit Maluku Tenggara Barat, në thellësi prej 133 kilometrash.
Nga tërmeti ende nuk janë raportuar viktima ose dëme materiale, ndërsa BMKG nuk ka lëshuar alarm për cunami.
Ndryshe, në shtator të vitit 2018, një cunami përfshiu rajonet Donggala, Palu dhe Sigi pas tërmetit me magnitudë 7,5 ballë që goditi ishullin Sulawesi. 4.340 njerëz humbën jetën si pasojë e tërmetit dhe cunamit në rajon.