Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi Iranin jugor këtë mëngjes, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Siç thuhet në faqen e internetit të EMSC, tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, 112 kilometra nga Bandar Abbas.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, transmeton Fol Drejt.