Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 gradë të shkallës Rihter goditi sot masivin malor Hindu Kush në Afganistan, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 184 kilometrash, shtoi qendra.
Sipas dëshmitarëve okularë, një lëkundje e fortë e tokës është ndjerë në Kabul dhe në të gjithë pjesën veriore të Pakistanit, raporton Reuters./FolDrejt/