Një tërmet i fuqishëm ka goditur lindjen e Turqisë, informon foldrejt.com. Epiqendra e tërmetit ka qenë në provincën Elazig (rreth orës 8:55) dhe magnituda e tij ka qenë 6.8 shkallë Rihter. Për krahasim, më i madh nga ai në Durrës, që na goditi në fund të tetorit.
Tërmeti është ndjerë edhe në provincat tjera turke dhe nuk bëhet e ditur për viktima.
Turqia është një vend sizmik dhe sipas parashikimeve në dhjetë vitet e ardhshme pritet ta godasë një tërmet 9 ballësh në rajonin e Stambollit./Foldrejt.com