Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter tronditi brigjet e Paqësorit të El Salvadorit, në një thellësi prej gati 70 kilometrash, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Sipas njoftimeve të para, nuk ka dëme materiale, ndërsa tërmeti i së martës në mbrëmje është ndjerë në disa vende të Amerikës Qendrore, raporton Reuters.
Për shkak të tërmetit, nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami për El Salvadorin, sipas Ministrisë së Mjedisit të Salvadorit./FolDrejt/