Një tërmet me magnitudë 5.8 gradë të shkallës Rihter goditi sot Xinjiang-un jugor në Kinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua raporton se nuk ka persona të lënduar nga tërmeti dhe nuk janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përcjell Fol Drejt.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 33 km në orën 7:49 të mëngjesit me orën lokale, tha EMSC./FolDrejt/