Rreth orës 13:00 të ditës së enjte një tërmet ka goditur zonën e Siska dhe Petrinjes në Kroaci.
Por sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, dridhjet janë ndier edhe në kryeqytetin kroat, Zagreb.
“Sizmologët e Shërbimit Sizmologjik regjistruan një tërmet mjaft të fortë me një epiqendër jo shumë larg Petrinja. Fuqia e tërmetit ishte 4.0 sipas Rihter, dhe intensiteti në epiqendër ishte i shkallës së 5-të të shkallës EMS”, ka thënë Shërbimi Sizmologjik.
https://www.facebook.com/watch/?v=2853563951629091