Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm në orën 07:45 në zonën e Kroacisë qendrore, afër Sisakut.
Sipas të dhënave të para të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), magnituda e tërmetit ishte 3.5 gradë.
Epiqendra e tërmetit ishte 11 kilometra në lindje të Sisakut, 59 kilometra në juglindje të Zagrebit. Ngjarja ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash./FolDrejt/