Një tërmet me intensitet prej 2,4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmë në orën 02.10 minuta katër kilometra në perëndim të Ohrit, informojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.
Rrjeti sizmologjik telemetrik mbrëmë në orën 2 e 10 minuta pas mesnate ka regjistruar tërmet, epiqendra të e të cilit ndodhet katër kilometra në perëndim të Ohrit. Magnituda e tij arrin 2.4 ballë, ndërsa ishte ndjerë nga popullata në Ohrit dhe rrethinë me intensitet prej III sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në kumtesën e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror.