Një tërmet me epiqendër 120 kilometra në juglindje të Shkupit është ndjerë mbrëm në ora 21.17, bën me dije rrjeti telemetrik seizmologjik në Republikën e Maqedonisë Veriore me qendra në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, shkruan foldrejt.com.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në Strumicë, Vallandovë dhe rrethinë.