Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka goditur sot provincën jugore turke të Adanas, raporton Anadolia.
Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte regjistruar në lagjen Saimbeyli në një thellësi prej 6.67 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë në një rajon më të gjerë në jug të Turqisë, i cili u godit nga tërmetet shkatërruese në shkurt./FolDrejt/